Shkup, 20.11.2024 Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Izet Mexhiti sot nënshkroi Marrëveshje për një grant prej 3 milionë eurosh me drejtorin e Zyrës së BERZH-it në Shkup, Mateo Colangeli që ka për qëllim përshpejtimin e procesit të grumbullimit të mbetjeve në vend.
Скопје, 20.11.2024г. Првиот заменик претседател на Владата и министер за животна средина и просторно планирање Изет Меџити, денес учевствуваше и имаше обраќање на меѓународната конференција на тема „Народните правобранители и националните институции за човекови права и животната средина“
15.11.2024 Në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Çështjeve Evropiane u mbajt mbledhja plenare e Grupit Punues Sektorial për Mjedisin me qëllim prezantimin e prioriteteve strategjike kombëtare në fushën e ndotjes industriale, parandalimit të integruar dhe kontrollin e ndotjes dhe planet e ardhshme
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në rast të ndotjes alarmante të ajrit, miratoi një Plan akcional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse, sipas të cilit nxori një Urdhër për futjen e masave për reduktimin e emetimeve të substancave ndotëse
Ju njoftojmë se nesër, e martë, 29 tetor 2024, me fillim nga ora 13:00 në Arenën Boris Trajkovski në Shkup, zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në hapjen solemne të Panairit Energo-Tehnoma 2024.
Shkup, 23.10.2024 Në seancën e djeshme të 27-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që mjetet e dedikuara për pastrimin e lokacionit të kontaminuar në hapësirat e ish-fabrikës OHIS të transferohen në llogarinë e Fondit Multipartner për ambient jetësor, në vlerë prej 24.453.000 denarë.