Lashkoska: Ne jemi të hapur për bashkëpunim

Lajme
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, sot realizoi një takim me drejtorin e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Dejvid Oberhyber
Lashkoska: Ne jemi të hapur për bashkëpunim
19.09.2024

Shkup, 19.09.2024 Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, sot realizoi një takim me drejtorin e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Dejvid Oberhyber, i shoqëruar nga këshilltari në zyrën e GIZ-it, Daniell Josifovski.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për një periudhë të gjatë nuk ka punuar në projekte të përbashkëta me GIZ-in, por Lashkoska dhe Oberhyberi e informuan njëri tjetrin për planet dhe aktivitetet zhvillimore të dy institucioneve dhe diskutuan për mundësitë e rinovimit të bashkëpunimit dhe fillimit të projekteve të përbashkëta në periudhën e ardhshme.

Submitted by alfa4 on 19.09.2024 - 16:12