Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti mori pjesë në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara

Lajme
Ky samit ka mbledhur më shumë se 150 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me të ardhmen e njerëzimit.
Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti mori pjesë në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara
22.09.2024

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti ka marrë sot pjesë në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara. Ky samit ka mbledhur më shumë se 150 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me të ardhmen e njerëzimit.

“Si Zëvendës Kryeministër i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mora pjesë në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara, ku së bashku me delegacionin e lartë shtetëror, përfshirë Presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe Ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, përfaqësuam vendin tonë në këtë ngjarje madhore globale. Ky samit ka mbledhur më shumë se 150 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me të ardhmen e njerëzimit”, ka thënë Mexhiti.

 

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti mori pjesë në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara

 

Mexhiti më tej ka shtuar se në hapjen e samitit, ku ishte i pranishëm ai, fokusi kryesor ishte në Paktin për Ardhmërinë, një dokument ambicioz që synon të ndërtojë një kornizë të re për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Në këtë kontekst, dëgjuam fjalimet inspiruese të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit global për të përballuar sfidat më të mëdha të kohës sonë”, ka shtuar Zëvendës kryeministri i parë.

Pakti për Ardhmërinë është një dokument gjithëpërfshirës që trajton një gamë të gjerë çështjesh kritike. Ai përfshin kapituj mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, zhvillimin e qëndrueshëm, shkencën, teknologjinë dhe inovacionin, si dhe bashkëpunimin dixhital. Ndër të tjera, theksohet rëndësia e angazhimit të rinisë dhe ruajtjes së interesave të gjeneratave të ardhshme, të cilat janë në qendër të transformimit të qeverisjes globale.

 

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti mori pjesë në Samitin e Ardhmërisë në Kombet e Bashkuara

 

Përveç pjesëmarrjes në këtë forum të nivelit të lartë, agjenda e Mexhitit në Nju Jork përfshin edhe një seri takimesh me Senatorë amerikanë dhe liderë të tjerë politikë e ekonomikë. “Këto takime do të përqendrohen në thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara në fusha kyçe si energjia e gjelbër, teknologjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, si dhe për të diskutuar perspektivat e vendit tonë në proceset ndërkombëtare”, ka sqaruar Mexhiti.

Galeria
Submitted by alfa4 on 22.09.2024 - 21:05