
(27.03.2025) Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, mori pjesë në takimin e 5-të të Komitetit të Përbashkët Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara me Maqedoninë e Veriut 2021-2025, si një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit
dhe nxitjen e progresit drejt qëndrueshmërisë ekologjik dhe elasticitetit ndaj klimës në vendin tonë.
"Gjatë viteve të fundit, Maqedonia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekologjik, forcimit të kapaciteteve për ballafaqimin me ndryshimet klimatike, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe burimeve ujore. Falë mbështetjes së Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, ne kemi arritur të avancojmë politikat dhe rregulloret kombëtare në përputhje me standardet evropiane",
theksoi Lashkoska në fjalimin e saj.
Ajo theksoi se megjithatë, shumë sfida mbeten përpara nesh dhe se ne kemi nevojë për përpjekje intensive për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, mbrojtjen e biodiversitetit, promovimin e ekonomisë rrethore dhe inkurajimin e inovacioneve të gjelbra.
Sipas Lashkoskës, është e rëndësishme të forcohet partneriteti ndërmjet Qeverisë, sektorit privat, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare për përmirësimin e standardeve ekologjike dhe për sigurimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike.