Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi ambasadorin e ri të Francës Christophe Le Rigoleur

Lajme
Takim pune ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës
Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi ambasadorin e ri të Francës Christophe Le Rigoleur
18.09.2024

Shkup, 18.09.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti në një takim pune ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Shkup, Christophe Le Rigoleur.

Gjatë takimit Mexhiti dhe Le Rigoleur konstatuan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkelqyera, me mundësi të thellimit të tyre të metejmë, si në plan bilateral ashtu edhe përmes bashkëpunimit me Bashkimin Europian.

 

Takim pune ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës

 

Temë e takimit ishte  Integrimi në Bashkimin Europian, shfrytëzimi i fondeve IPA dhe zbatimi i Programit operativ sektorial për mjedisin dhe veprimin për klimën, në kuadër të Programit IPA II deri në fund të vitit 2026,

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti tha se Ministiria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor synon ngritjen e sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza, dhe se kompanitë franceze janë të mirëseardhura të marrin pjesë në këtë proces veçanërisht të rëndësishëm për vendin tone.

Në takim u konstatua se bashkëpunimi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit - FAR janë duke u realizuar projekte në në nivel qëndror dhe atë local në komuna të ndryshme.

Galeria
Submitted by alfa4 on 18.09.2024 - 15:54