Njoftim
17.12.2024
Të nderuara media, ju informojmë që Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nesër (18.12.2024) me fillim në ora 11:30 në sallën Arkadia, hotel Limak në Shkup, do të marrë pjesë në një konferencë rreth iniciativës: "Një milion fidanë në pesë vjet".
Seksioni i aktiviteteve të zbatuara të projektit "Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut" në 2024
17.12.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, mori pjesë në takimin final të Bordit Menaxhues të projektit shumëvjeçar "Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut", i cili shqyrtoi aktivitetet e realizuara gjatë vitit të kaluar dhe shënoi përfundimin e Projektit.
Njoftim
16.12.2024
Lidhur me problemin me deponimin e mbeturinave komunale dhe menaxhimin e deponisë komunale në Komunën e Koçanit, si palë e përfshirë në procesin e krijimit të sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin lindor dhe verilindor, informojmë se me 17.12.2024 (e martë) me fillim nga ora 17:00, në ambientet e Qendrës Multikulturore në Komunën e Koçanit, mbahet takim i përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues nga Komuna e Koçanit, Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Çështje Sociale - Koçan dhe qytetarët.
Njoftim
16.12.2024
Të nderuara media, Ju informojmë që Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot (16.12.2024) me fillim në ora 10:00 në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup do të marrë pjesë në panel diskutimin me titull “Mbi çështjet studentore dhe universitare”.