Kumtesat
Njoftim për media

17.12.2024
Të nderuara media
Ju informojmë që Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nesër (18.12.2024) me fillim në ora 11:30 në sallën Arkadia, hotel Limak në Shkup, do të marrë pjesë në një konferencë rreth iniciativës: "Një milion fidanë në pesë vjet".
Ju ftojmë që ta ndiqni ngjarjen!