Vizitë pune në Vjenë të Austrisë

Kumtesat
Izet Mexhiti, sot ka udhëtuar për një vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë
11.12.2024
Njoftim

Të nderuar,

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ka udhëtuar për një vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili do të mbahet më 12 dhjetor.

Në këtë takim vjetor, ku Mexhiti merr pjesë së bashku me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me vendosjen e ardhshme të obligimeve shtesë legjislative në fushën e menaxhimit të ujërave, habitateve dhe shpendëve të egër (amendamentet e vitit 2009 në direktivën e BE-së), si dhe një diskutim për përmirësimin e Udhërrëfyesit për dekarbonizimin.

Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin energjetik ndërmjet BE-së dhe nëntë palëve kontraktuese:  Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Ukrainës, ndërsa ka tre vëzhgues të përhershëm: Armeninë, Norvegjinë dhe Turqinë, dhe qëllimi kryesor është afrimi i palëve kontraktuese të BE-së duke lehtësuar reformat dhe zgjerimin gradual të ligjit të BE-së për energjinë, mjedisin dhe klimën.

 

Submitted by alfa4 on 11.12.2024 - 15:15