Vjenë 12.12. 2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministëri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti merr pjesë në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili mbahet sot në Vjenë.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, kishte interes të veçantë për temat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me përfshirjen e ndryshimeve në direktivat e legjislacionit evropian në fushën e ujërave dhe habitateve.
Gjithashtu, diskutimi ishte I ndërlidhur me prezantimin e studimit rajonal për kompensimin e karbonit dhe përditësimin e udhërrëfyesit të dekarbonizimit, i cili duhet të përfshijë perspektivën deri në vitin 2050 dhe objektivin e neutralitetit të karbonit, i cili është gjithashtu pjesë e Propozim-ligjit të Veprimit për Klimën, i cili hyri në procedurë qeveritare për miratim.
Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë, sot në Vjenë mblodhi së bashku ministrat përgjegjës për energjinë dhe mjedisin e nëntë palëve kontraktuese të Marrëveshjes së Komunitetit të Energjisë. Në takim me ministrin e Mjedisit Mexhiti mori pjesë edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.
Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin energjetik ndërmjet BE-së dhe nëntë palëve kontraktuese: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina, dhe ka tre vëzhgues të përhershëm: Armeninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Objektivi i tij kryesor është të sjellë palët kontraktuese më afër BE-së duke lehtësuar reformat dhe duke zgjeruar gradualisht ligjin e BE-së për energjinë, mjedisin dhe klimën.