Ftesë për media

Kumtesat
Ngjarja është me rastin e aktivitetit të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale
Ftesë për media
23.12.2024
Të nderuar

Ju ftojmë në ngjarjen që do të mbahet sot.hënë, 23 dhjetor 2024, në ora 11:15, në sallën e solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja është me rastin e aktivitetit të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të udhëhequr nga ministri Izet Mexhiti dhe Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, të udhëhequr nga ministrja Sanja Bozhinovska.

Është një nismë që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, uljes së ngarkesave në komunikacion dhe zhvillimin e zgjidhjeve moderne të transportit që janë me efikasitet energjetik dhe të qasshme për të gjithë qytetarët. Detajet do të kumtohen në vetë eventin.

Kjo ngjarje konfirmon përkushtimin e dy ministrive për të zbatuar projekte inovative që do të kontribuojnë në mobilitetin e qëndrueshëm dhe të gjelbër në Shkup.

Prania juaj do të jetë e një rëndësie të madhe për të mbështetur këtë iniciativë.

Ju presim

Me respekt,

Submitted by alfa4 on 23.12.2024 - 09:04