Ju njoftojmë se sot (17.12. 2024), e martë, me fillim nga ora 14:00, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të jetë pjesë e aksionit të mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit.
Në këtë event, i cili është pjesë e aksionit për gjelbërimin urban të Shkupit, me donacion nga BE-ja përmes projektit “BE për ajër të pastër”, do të marrin pjesë E.T. Mihalis Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, znj. Mikela Telatin, përfaqësuese e UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut dhe znj. Danela Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit.
Data: 17 Dhjetor 2024 ora 14:00 Lokacioni: Mega Park Karposh, Shkup
14:00 - 14:30 Deklarata për media
Ftojmë gazetarë, kameramanë dhe fotografë të ndjekin këtë event.