Sektori – Qendra informative e Maqedonisë për mjedisin jetësor

Sektor
Управува со процесот на обезбедување релевантни и јавно достапни информации за состојбата, квалитетот и трендовите во сите сегменти на животната средина
Македонски информативен центар за животна средина

Informatat për mjedisin jetësor janë pika fillestare për çdo aktivitet në sferën e mjedisit jetësor  psh. Informata për shkallën e ndotjes, për burimet e financave të drejtuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor ose për aktivitetet e organizatave që janë aktive në fushën e mbrojtjes  së mjedisit jetësor . Për këtë qëllim, për të menaxhuar mire me procesin e grumbullimit, përpunimit, dërgimit dhe shpërndarjes së informatave për mjedisin jetësor MMJPH e themeloi Qendrën informative të Maqedonisë për mjedisin jetësor –QIMMJ në prill të vitit 1998.

Në pajtim me rregullativën ligjore qendra i grumbullon të gjitha informatat për gjendjen  me mjedisin jetësor , nga  vetmonitorimi i institucioneve të ndryshme dhe burimet tjera si dhe nga nga monitorimi vetjak dhe i bën të disponueshme për publikun përmes sistemit të vet informativ elektronik (përmes UEB faqes së MMJPH-së), si dhe përmes materialeve informative adekuate : broshurave,raporteve dhe të ngjashme. QIMMJ në këtë mënyrë siguron arkiv qendror të të dhënave për të gjitha mediat në mjedisin jetësor, të cilat mund t’i shfrytëzojnë  të gjithë të interesuarit  që punojnë në problematikën për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë.Funksioni themelor i QIMMJ-së është të siguroj informata relevante dhe të përpunuara mire (të sistematizuara dhe standardizuara), gjithpërfshirëse, precise, transparente dhe të disponueshme publikisht për gjendjen, cilësinë dhe trendet në të gjitha segmentet e mjedisit jetësor  (uji, ajri, zhurma, toka, mbeturinat).

Si funksione tjera më të rëndësishme të QIMMJ-së mund të përmenden :

Përdorimi dhe kanalizimi i të dhënave nga qendrat tjera informative dhe sistemet statistikore : gjeografike, topografike, popullative, ekonomike etj.;
Grumbullimi i të dhënave të natyrës së ndryshme, si mbështetje për aktivitetin kryesor ;
Grumbullimi, sistematizimi, analiza, përpunimi dhe prezentimi i informative specifike pëe gjendjen, cilësinë dhe trendet në mjedisin jetësor (llojet,parametrat, për përcjellje, burimet, dorëzuesit, formatet, metodologjitë për vlerësimin e cilësisë, pajisja, hardueri, softueri, baza e të dhënave, struktura sistemore, siguria etj. .).
QIMMJ gjithashtu është përgjegjëse për zbatimin e strategjisë IT, sigurimin e mbështetjes teknike dhe mirëmbajtjen e sistemit.
Krahas kësaj, QIMMJ aktivisht është përfshirë në bashkëpunimin me organet tjera të resorit të  administrates shtetërore dhe partnerët tjerë, të cilët   kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Работно време
Пон-Пет: 07:30-15:30