Njësisë për teknologji informatike

Departementi
Sigurimi i serviseve IT për të gjithë të punësuarit në MMJPH, mirëmbajtja e infrastruktures informatike të MMJPH dhe zhvillimi i sistemit informatik nacional për mjedisin jetësor
Одделение за информатичка технологија

Detyrat themelore të Njësisë për teknologji informatike: janë sigurimi i serviseve IT për të gjithë të punësuarit në MMJPH, mirëmbajtja e infrastruktures informatike të MMJPH dhe zhvillimi i sistemit informatik nacional për mjedisin jetësor si dhe e-mail servisi për MMJPH, sigurimi i serviseve LAN dhe WAN për MMJPH, sigurimi i konektimit wireless midis lokacioneve të ndryshme të MMJPH,sigurimi dhe mirëmbajtja si dhe qasja në internet, sigurimi i mbrojtjes  firewall të rrjetit, mbrojtje nga viruset kompjuterike, instalimi dhe konfigurimi I pajisjes së porositur., editimi dhe azhurnimi i përmbajtjeve  të web portalit të MMJPH-së, monitorim i rregullt i e-mail adresës zyrtare të MMJPH, përgatitja teknike( desktop publishing) të broshurave dhe raporteve nga të dhënat e përpunuara të mjedisit jetësor.

- Sigurimi i serviseve të rrjetit ( LAN dhe WAN) për nevojat e MMJPH-së

  • Administrimi i serverëve Windows
  • Administrimi I serverëve Linux
  • AD, DNS, DHCP Services
  • Instalimi / konfigurimi/ mirëmbajtja dhe administrimi i serverëve
  • Administrimi i Active Directory Services në lokacione të ndryshme  të    Ministrisë të lidhura mes vete me konektim VPN
  • Кrijimi i shfrytëzuesve, ndarja e privilegjeve të folderëve të rrjetit
  • Sigurimi dhe mirëmbajtja e lidhjes në rrjet të kompjuterëve në MMJPH
  • Sigurimi i qasjes përmes  rrjetit në dokumente
  • Sigurimi Ii të shtypurit përmes rrjetit
  • Sigurimi  dhe mirëmbajtja e qasjes në Internet
  • Mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik
  • Sigurimi i mbrojtjes  firewall të rrjetit
  • Sigurimi i mbrojtjes së centalizuar nga virusët kompjuterik
  • Sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme (Help desk) për shfrytëzuesit e sistemit dhe intervenime softuerike dhe harduerike me kohë me kërkesë të të punësuarve
  • Кrijimi i  backup

- Mirëmbajtje dhe update i rregullt i  Web portalit të MMJPH

Në botën e sotme, komunikimi dhe shkëmbimi i informatave janë ndër faktorët më të rëndësishëm për sukses të cilësdo organizatë. Për këtë kontribuon shkalla e lartë e zhvillimit të teknologjisë informatike, e cila komunikimin dhe shkëmbimin e informative e bën më të thjeshtë dhe  të disponueshëm në çdo kohë.

MMJPH përkatësisht Qendra informative e Maqedonisë për mjedisin jetësor (QIMMJ) e mundëson komunikimin dhe shkëmbimin e informative jo vetëm përmes  materialeve informative, përkatësisht raporteve, broshurave, hartave që përpilohen në qendër për nevojat e qytetarëve, institucioneve, por është mundësuar që ky komunikim të bëhet përmes internet faqes së MMJPH-së.

Domethënë, prezentimi i të dhënave dhe informative të lidhura me mjedisin jetësor  bëhet perms Web faqes së MMJPH-së- www.moepp.gov.mk.

Në sajt mund të gjenden të gjitha informatat që janë të lidhura me mjedisin jetësor e njëherësh edhe të gjitha aktivitetet punuese  që zhvillohen në Ministri. Apdejtimi i sajtit është i përditshëm. Vazhdimisht publikohen të gjitha ngjarjet, fushatat, aktivitetet dhe aktivitete tjera që kanë të bëjnë me MMJPH-në.

Vet struktura e sajtit e përshkruan faktikisht strukturën e MMJPH-së.

Në sajt gjenden: Raporte (mujore, vjetore) nga të gjitha mediat që përpunohen në QIMMJ, Ngjarje / Fushata që i organizon Ministria, Ligje / Akte nënligjore nga sfera e mjedisit jetësor, Lajme-Informata ditore për cilësinë e ajrit, Kumtesa etj. Duhet theksuar se në Web faqen gjenden edhe një numër i madh i Web adresave të institucioneve që merren me mjedisin jetësor  si në vend poashtu edhe jasht dhe atë të paraqitura si linqe deri te web faqet e tyre.  Ministria krahas versionit në maqedonisht të sajtit ka edhe versionet në shqip dhe anglisht në Web faqen.

- Projektet – www.uslugi.gov.mk  , www.exim.gov.mk  dhe  ” Ditari qytetar ”

https://www.uslugi.gov.mk/ListaUslugi.aspx?OrganID=6ECE4E4D91DA40C28DA477E388066385

  • Administrimi i pjesës së shërbimeve që Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në portalin e Qeverisë së RM  www.uslugi.gov.mk  i thekson si shërbime që janë në dispozicion për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, shoqatat qytetare dhe asociacionet tjera.
  • Kontrolli i rregullt i përmbajtjeve  të portalit  www.uslugi.gov.mk  për pyetjet e parashtruara nga ana e qytetarëve dhe shoqatave.
  • EXIM (Sistemi njësportelësh për lejet për import, eksport  dhe transiti i mallrave dhe kuotat tarifore) mundëson paraqitjen elektronike të kërkesave për lejet për import, eksport dhe transit nga ana e bashkësisë afariste, si dhe dhënia elektronike e lejeve  nga institucionet kompetente. Përmes sistemit, parashtruesit mund ta ndjekin statusin e procesimit të kërkesave të tyre  deri në dhënien e tyre përfundimtare.
  • Administrimi i portalit  EXIM në pjesën që ka të bëjë me MMJPH, mundësim i qasjes kontinuitive të papengueshme deri te sistemi, mundësimi i  konektimit VPN  deri te serveri kryesor EXIM që gjendet në Drejtorinë doganore të RM (DDRM), instalimi I certifikatave digjitale si dhe mbështetje teknike për palët aplikuese në EXIM si dhe për operatorët e MMJPH.
  • Në bazë të nenit 49 paragrafi (1) dhe nenit  55 paragrafi (1) nga Ligji për organizim dhe punë të organeve të administrates shtetërore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/2000 и 44/2002), lidhur me Konkluzionet e Qeverisë së RM-së, të miratuara në seancën e 21-të të mbajtur më 05.12.2006, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor miraton” Ditar qytetar “të MMJPH-së.
  • Qëllimi i Ditarit qytetar është të kontribuojë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike përmes definimit të mënyrës dhe standardeve në ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë llojin e shërbimeve, afatin si dhe sistemin e komenteve dhe ankesave. Qëllimi kryesor i Ditarit qytetar është të përmirësohen marrëdhëniet midis administrates dhe qytetarëve si dhe të mbeten të kënaqur qytetarët me punën e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

 - Zhvillimi i Sistemit informativ nacional për mjedisin jetësor (SINMJ) është process i kontinuar që i përfshinë aspektet në vijim:

  • Implementimin e Strategjisë për menaxhim me të dhëna për mjedisin jetësor e miratuar nga Qeveria e RM-së, e cila i definon prioritetet strategjike në zhvillimin eSINMJ-së nga aspekti institucional, teknik dhe teknologjik ;
  • Zbatimi i Planit aksional me prioritet të lartë i hartuar në kuadër të Projektit  “Përforcimi i menaxhimit me mjedisin jetësor, në të cilin janë definuar hapat konkret afatshkurtër dhe afatgjatë për zhvillimin e SINMJ-së.  .
  • Fillimi i procesit tenderik për zhvillim të aplikimit softuerik si mbështetje e sferës tematike Cilësia e ajrit, në bazë të specifikimit të përgatitur funksional dhe aplikativ ;

Miratimi i ndryshimeve të propozuara  të Nenit 40 të Ligjit për mjedisin jetësor me të cilin të gjitha subjektet që posedojnë të dhëna  për mjedisin jetësor do të obligohen që të njejtat  ti dorëzojnë në MMJPH, përkatësisht SINMJ, me çka do të jenë në rrjedhë të vetme nacionale.

- Administrimi i web serviseve të MMJPH

  • Administrimi i serverit EIONET TELEMATIC  të R. së Maqedonisë
  • Administrimi i CIRCA (workgroup softuer) i instaluar në serverin EIONET
Работно време
Пон-Пет: 07:30-15:30