Njësia për monitorim të cilësisë së ajrit ambiental menaxhon me Sistemin monitorues automatik shtetëror për cilësinë e ajrit ambiental (SMASHCAA) . SMASHCAA përbëhet nga 17 stacione monitoruese automatike për cilësinë e ajrit ambiental të vendosura në qytetet në vijim: 5 në Shkup, nga dy në Manastir, Veles dhe komunën e Ilindenit nga një në Kërçovë, Kumanovë, Koçan, Tetovë, Kavadar dhe Lazaropole. Në kuadër të SMASHCAA funksionojnë edhe 10 semplerë për përcjelljen e grimcave të suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra dhe laboratori kalibrues.
Detyrat themelore të njësisë janë përcjellja e përditshme e të dhënave të marra nga Sistemi monitorues automatik shtetëror për cilësinë e ajrit ambiental dhe validitetin e verifikimin e tyre; mirëmbajtjen e rregullt dhe servisimin e stacioneve dhe semplerëve, ndërrimin e filtrave, ndërrimin e pjesëve, kalibrimin manual të instrumenteve në stacion etj.
Në njësi bëhet kalibrimi i analizatorëve nga stacionet e monitorimit me qëllim të marrjes së të dhënave të besueshme për cilësinë e ajrit dhe kalibrimin e analizatorëve referent nga laboratori kalibrues me ndihmën e sistemit injektues statik për kalibrim..
Në kuadër të njësisë bëhet matja dhe përgatitja e provave nga semplerët si dhe përgatitja e provave për analizë kimike të metaleve të rënda nga grimcat e suspenuara dhe përpunim si dhe analiza e të dhënave të marra. Njësia i përgatit informatat për gjendjen me monitorimin dhe cilësinë e ajrit. Gjithashtu, përgatit raport ditor, mujor dhe vjetor për cilësinë e ajrit në shtet, në pajtim me të dhënat e marra nga SMASHCAA.
Njësia dorëzon njoftim në rast se vëren tejkalim të vlerave kufitare dhe pragjeve për alarmim të substancave të caktuara ndotëse.
Informata më të hollësishme lidhur me SMASHCAAsi dhe me gjendjen e cilësisë së ajrit në kohë reale mund të gjeni në linkun në vijim: http://airquality.moepp.gov.mk/