Në Njësinë për kadastër dhe modelim përgatiten dhe mbahen kadastrat e mediave të mjedisit jetësor si pjesë e bazës qendrore të të dhënave. Për këtë qëllim në njësitë kryhen dhe koordinohen aktivitetet rreth formimit të pyetësorëve për sfera të caktuara, distribuimi dhe grumbullimi i tyre nga ndotësit, përpunimi I të dhënave dhe vendosja e tyre e rregullt veçmas në kadastra të veçantë në bazën qendrore të të dhënave si bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante që kanë të dhëna nga sfera e mjedisit jetësor.
MODELIMI
Lidhur me modelimin të njetat të dhëna shfrytëzohen për parashikimin dhe simulimin e cilësisë në sfera të veçanta (ajër,ujë, mbeturina) me qëllim që të arrihet parashikim për cilësinë e mediave të mjedisit jetësor. Për këtë qëllim në njësi kryhen edhe aktivitete rreth testimit të souftuerit kompjuterik për modelim, implementim të modelit të të dhënave, identifikimi i problemeve, nga aspekti kohor dhe hapësinor, analiza e shkaqeve të devijimit të modelit, sigurimi i prezentimit diagramik të koncentrimit të polutantit, analiza komparative dhe verifikimi i të dhënave nga aspekti i zhvillimit shoqëror,ekonomik, dhe industrial.
Më shumë për modelimin e disperzuar të cilësisë së ajrit në linkun në vijim:
http://airquality.moepp.gov.mk/?page_id=3428
PRTR
Njësia ka ingjerenca rreth vendosjes, udhëheqjes dhe futjes së të dhënave në bazën qendrore të të dhënave dhe prezentimin e tyre në regjistrat integral, konsekuent, nacional të lëshimit dhe bartjes së substancave ndotëse në pajtim me dispozitat e konventës së Arhusit – Protokolli PRTR – Protokolli iRegjistrave për lëshimin edhe bartjen e substancave ndotëse – (Protocol on pollutant release and transfer register) është marrëveshje e posaçme ndërkombëtare e miratur në Konferencën e pestë ministrore të Mjedisit jetësor në Europë që u mbajt në Kiev (Ukrainë), maj 2003. Ajo paraqet marrëveshje ndërkombëtare e zhvilluar në kuadër të Konventës së Arhausit – Konventa për qasje në informata, pjesëmarrja e publikut në vendimmarje dhe qasja në drejtësi për çështjet lidhur me mjedisin jetësor është marrëveshje ndërkombëtare e miratuar në Konferencën e katërt ministrore – Mjedisi jetësor për Europën që u mbajt në vitin 1998 në Arhus, Danimarkë. Bëhet fjalë për lloj të ri të marrëveshjes ndërkombëtare për mjedisin jetësor që në mënyrë specifike i lidh sferën e mjedisit jetësor dhe të drejtat njerëzore. Në pajtim me dispozitat të kësaj Konvente, janë përpunuar elementet kyçe të sistemit PRTR, pamja e tij, struktura dhe vëllimi si dhe rregullat të lidhura me mënyrën e grumbullimit dhe arkivimit të të dhënave, njoftimi, vlerësimi i cilësisë së tyre,qasja publike në informacione, besueshmëria e të dhënave dhe informatave dhe pjesëmarrja e publikut në zhvillimin e Regjistrave si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në këtë sferë.