
Njësia kryen punë dhe detyra lidhur me grumbullimin, përpunimin, analizën, njoftimin e të dhënave dhe informatave nga mediat dhe sferat e mjedisit jetësor. Përgatit raporte ditore, mujore, vjetore dhe katërvjeçare për gjendjen dhe trendet në mjedidin jetësor si dhe përgatit harta tematike me të dhëna të gjeoorientuara. Njësia i koordinon aktivitetet për bashkëpunim të Ministrisë me Agjencinë europiane për mjedisin jetësor (ЕЕА) si dhe dorëzimin e të dhënave dhe informatave deri te organizatat tjera ndërkombëtare, rrjetet dhe konventat në pajtim me detyrimet që dalin nga legjislacioni dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Gjithashtu , njësia e përgatit, zbaton dhe zgjeron setin nacional të indikatorëve si dhe i koordinon aktivitetet për formimin e grupeve punuese për të gjithë kapitujt. Njësia dorëzon dhe përpunon të dhëna dhe informata për bazën statistike dhe vjetar statistikor edhe për nevojat e organeve dhe organizatave tjera në vend. Njësia merr pjesë aktive në grupet punuese nga aktivitetet projektuese që zbatohen në Ministri, si dhe në grupet punuese për realizimin e Programit nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Europian.
Martina Spasovska
