Në këtë takim u diskutua për çështjet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, si dhe për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në përmirësimin e cilësisë së mjedisit në vend, veçanërisht për uljen e ndotjes së ajrit, përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe për zhvillim të qëndrueshëm urban.
Ambasadorja shprehu gatishmërinë e Suedisë që të ofrojë mbështetje teknike dhe financiare për projektet që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve ekologjike në vend.
Mexhiti dhe Larson Xhein e theksuan rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve lokale dhe ngritjen e vetëdijes së publikut për çështjet ekologjike, si dhe rolin që mund ta kenë organizatat joqeveritare dhe sektori privat në këtë drejtim.