Zëvendësministrja Lashkoska në takim me drejtorin e Ekonomisë së Ujërave, Filipovski

Lajme
Takim pune me drejtorin e ri të SHA Ekonomia e Ujërave
Zëvendësministrja Lashkoska në takim me drejtorin e Ekonomisë së Ujërave, Filipovski
15.08.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, sot realizoi një takim pune me drejtorin e ri të SHA Ekonomia e Ujërave, Filip Filipovski

U diskutua për gjendjen aktuale të rezervuarëve dhe rrjedhave ujore të menaxhuara nga SHA Ekonomia e Ujërave, ndërsa temë e takimit ishteedhe  gjendja e shtretërve të lumenjve.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke potencuar nevojën për një koordinim dhe komunikim më të plotë mes dy institucioneve me qëllim të sigurimit të të dhënave dhe informacioneve për gjendjen e ujërave në vend.

Submitted by alfa4 on 15.08.2024 - 15:59