Bazuar në nenin 65 të Ligjit për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/ 11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14 dhe 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18 dhe 89/22) dhe nenit 2 dhe 3 të Dekretit për pjesëmarrjen e publikut gjatë hartimit të rregulloreve dhe akteve tjera si dhe planeve dhe programeve nga sfera e mjedisit jetësor (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut 147/08, 45/11), Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor jep në vijim këtë
NJOFTIM
Njoftohet publiku i interesuar se Drejtoria e Mjedisit Jetësor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) ka miratuar Vendimin për Zbatimin e Vlerësimit Strategjik të Mjedisit (VSM) (UP1-15-1205 datë 10.06.2024) për dokumentin e planifikimit të Strategjisë Kombëtare për menaxhimin e mbeturinave (SKMM) (2024-2036), me çka filloi procedura për vlerësimin strategjik të dokumentit të planifikimit.
Draft raporti i VSM-së së bashku me draft SKMM-në do të jenë në dispozicion për inspektim publik në ueb-faqen e MMJPH (https://moepp.gov.mk) dhe në ambientet e MMJPH-së, Sektori i Mbeturinave, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 16:00 gjatë periudhës për inspektim publik (19.08.2024 – 19.09.2024). Inspektimi publik do të zgjasë 30 (tridhjetë) ditë nga dita e publikimit të kumtesës.
Debatet publike mbi Draft Raportin e Vlerësimit Strategjik do të mbahen në:
- Теtovë, 29.08.2024, nga ora 11.00 – 13.00, në sallën e komunës,
- Strumicë, 30.08.2024, nga ora 10.00 – 13.00, në sallën e komunës,
- Shtip, 30.08.2024, nga ora 15.00 – 17.00, në sallën e komunës,
- Ohër, 02.09.2024, nga ora 13.00 – 15.00, në sallën e komunës,
- Manastir, 03.09.2024, nga ora 11.00 – 13.00, në sallën e komunës,
- Shkup, 04.09.2024, nga ora 11.00 – 13.00 në Klubin e Deputetëve.
Të gjitha komentet në lidhje me draft raportin e vlerësimit strategjik mund të dorëzohen si më poshtë:
- në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme: A.Karanfilova@moepp.gov.mk (personi për kontakt Karanfilova Maznevska),
- me postë në adresën e mëposhtme: Sheshi Presveta Bogorodica nr. 3, Shkup, (me shenjën- Sektorit të mbeturinave),