Ligjet për Liqenin e Ohrit, Kanionin e Matkës dhe Kënetën e Studençishtës kaluan vetëm në lexim të parë në Kuvend

Lajme
MMJPH miratoi ligjet e veçanta me të cilat tre lokalitetet natyrore në vend: Liqeni i Ohrit, Kanioni i Matkës dhe Këneta e Studençishtës marrin status të veçantë të mbrojtur.
Ligjet për Liqenin e Ohrit, Kanionin e Matkës dhe Kënetën e Studençishtës kaluan vetëm në lexim të parë në Kuvend
15.08.2024
Tre lokalitetet natyrore në vend: Liqeni i Ohrit, Kanioni i Matkës dhe Këneta e Studençishtës marrin status të veçantë të mbrojtur.

Në lidhje me informacionin që u shfaq dje në media se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 13.08.2024 i miratoi ligjet e veçanta me të cilat tre lokalitetet natyrore në vend: Liqeni i Ohrit, Kanioni i Matkës dhe Këneta e Studençishtës marrin status të veçantë të mbrojtur.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se Projektligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit Monument i Natyrës, Projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës për monument të natyrës dhe Projektligji për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për Park natyror janë në procedurë të rregullt miratimi dhe se u kanë kaluar dy trupave kryesorë punues të Kuvendit: Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisionit Ligjvënës dhe Ligjor të Kuvendit të RMV-së, që konstatuan se propozimet janë të pranueshme.

Propozimet kaluan në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit dhe janë në procedim të mëtutjeshëm në trupat punuese të Kuvendit.

Galeria
Submitted by alfa4 on 15.08.2024 - 13:17