Zvicra do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore

04.02.2025
Shkup, 03.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisës së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë "Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

Thirrje e hapur për aplikim

03.02.2025
Ju informojmë se mund të aplikoni në Akademinë e Mjedisit të BE-së 2025, që organizohet nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, në bashkëpunim me Institutin Evropian të Administratës Publike në Luksemburg.

Lashkoska në takim me drejtorin e IPPK Pelister

31.01.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, Igor Nikoski, realizuan një takim pune me drejtorin e IP Parku Kombëtar  "Pelister", Ivanço Toshevski, në të cilin morën pjesë edhe disa punonjës nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga IPPK Pelister.

Ndërpritet pragu i alarmimit në Manastir dhe Strumicë

28.01.2025
Sipas të dhënave të DAMSKV-së më 27.01.2025, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 µg/m3, dhe episodi dy ditë radhazi me tejkalim të pragut të alarmit për PM10 është ndërprerë në Manastir dhe Strumicë.