(28.01.2025) Institucionet përgjegjëse për Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025, vazhdojnë me realizimin e masave që duhet të sjellin rezultate në uljen e ndotjes së ajrit.
Edhe gjatë javës së kaluar, Sektorët për punë të brendshme dhe Njësia Mobile për sigurinë e trafikut rrugor (NjMSTR) të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) vazhduan me kontrolle të intensifikuara të mjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit.
Nga gjithsej 1859 kontrole në qytetet e shtetit, në Shkup janë kryer 70, në Tetovë 195, në Ohër 383, në Manastir 429, në Veles 102, në Kumanovë 150, në Shtip 209, në Strumicë 143 dhe nëpër rrugët e vendit 178.
Të dhënat nga kontrolli i kryer tregojnë se nga numri i përgjithshëm, tetë mjete nuk ishin të regjistruara, katër mjetet kishin pajisje të prishura për matjen e emisioneve të gazrave të shkarkimit, dhe gjashtëdhjetë e nëntë mjete u përjashtuan nga qarkullimi.