Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, Igor Nikoski, realizuan një takim pune me drejtorin e IP Parku Kombëtar "Pelister", Ivanço Toshevski, në të cilin morën pjesë edhe disa punonjës nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga IPPK Pelister.
Në takim u diskutua për aktivitetet që po realizohen për të trajtuar sfidat dhe mënyrat e menaxhimit të Parkut Kombëtar më të vjetër në vend.
Lashkoska theksoi se MMJPH është gjithmonë e hapur për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së vlerave natyrore të të gjitha zonave natyrore, duke përfshirë edhe Pelisterin, si një nga parqet më të rëndësishme të Ballkanit. Po ashtu, bashkëbiseduesit ranë dakord se është shumë e rëndësishme ruajtja e biodiversitetit të tij, menaxhimi i qëndrueshëm dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në PK Pelister.