![Lashkoska në një konferencë për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike në Evropën Juglindore](/sites/default/files/alfa/news/250205-klimatski-promeni-jugoistocna-evropa-1.jpg)
(5.02.2025г.) Me ftesë të ministrit të Mjedisit Jetësor, Klimës dhe Energjietikës së Sllovenisë, Bojan Kumer, sot, në Bërdo pranë Kranjit, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Ana Lashkoska, mori pjesë në konferencën për sfidat e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike në rajonin e Evropës Juglindore.
Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi dhe avancimi i dialogut me drejtoritë përgjegjëse për çështjet e hidro-meteorologjisë në rajon, me qëllim të një veprimi të koordinuar për përmirësimin e adaptimit të sektorëve më të cenueshëm ndaj ndryshimeve klimatike.
Zëvendësministrja u drejtua në sesionin e dedikuar për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, ku theksoi se transparenca në komunikim dhe shkëmbimi i të dhënave, dialogu inkluziv dhe krijimi i një korrnize të përbashkët janë elemente kyçe në tejkalimin e barrierave për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.
Në margjinat e konferencës, zëvendësministrja Lashkoska realizoi një takim dypalësh me drejtoren ekzekutive të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), Leena Yia-Mononen, me të cilën u shkëmbyen mendime për përmirësimin e bashkëpunimit të mëparshëm me EEA, sidomos në realizimin e detyrimeve për raportimin në fushën e klimës.