3.7 milion euro për projekte mjedisore

08.04.2025
Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur sot konferencë për media me rastin e shpalljes së konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi i Investimeve në Mjedis për vitin 2025

Konkurs

08.04.2025
Konkurs për ndarjen e mjeteve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera në mjedisin jetësor për vitin 2025

Njoftim

08.04.2025
Ju njoftojmë se nesër me datë 08.04.2025, e martë, me fillim nga ora 11.00, në Qendrën për Media të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të mbajë konferencë për media me rastin e shpalljes së Konkursit Publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2025

Кonferencë për media lidhur me zhvillimet në minierën e Toranicës

04.04.2025
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska, sot mbajti konferencë për media lidhur me ngjarjet në minierën e Toranicës, në të cilën raportoi se çështja është trajtuar me shumë seriozitet, edhe pse sipas saj, persona të caktuar kanë dalë me informata të pasakta dhe gjysmë të sakta dhe kanë arritur të krijojnë konfuzion në popullatë

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit Drejtues për projektin “Shërbime të qëndrueshme të Menaxhimit të Mbeturinave Komunale”

02.04.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Anne Lashkoska morri pjesë në takimin e katërt të Komitetit Drejtues për projektin “Shërbime të qëndrueshme për menaxhimin e mbeturinave komunale”, i cili zbatohet nga Asociacioni Suedez i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale – SALAR dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Menaxhimi Rajonal i Mbeturinave do të mundësojë një aktivitet më të mirë ekologjik dhe kontroll të menaxhimit të mbeturinave

01.04.2025
Shkup, 01.04.2025 Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, mbajti një fjalim hyrës në hapjen e Konferencës Partnere për Shërbime të Qëndrueshme të Menaxhimit të Mbeturinave, e cila u mbajt në kuadër të projektit "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Mbeturinave në Nivel Lokal".

Lashkoska në takimin e 5-të të Komitetit të Përbashkët Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara

28.03.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, mori pjesë në takimin e 5-të të Komitetit të Përbashkët Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara me Maqedoninë e Veriut 2021-2025, si një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e progresit drejt qëndrueshmërisë ekologjik dhe elasticitetit ndaj klimës në vendin tonë.