Një partneritet i fortë në fushën e mjedisit

Lajme
Zëvendsëkryeministri i Parë dhe ministër i mjedisit jetësor Izet Mexhiti takoi ambasadoren e Japonisë Kawahara Setsuko
Zëvendsëkryeministri i Parë dhe ministër i mjedisit jetësor Izet Mexhiti takoi ambasadoren e Japonisë Kawahara Setsuko
07.04.2025

Shkup, 07.04.2025 Zëvendsëkryeministri i Parë dhe ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim pune  ambasadoren e Japonisë në shkup, E.S. Kawahara Setsuko.

Mexhiti dhe Setsuko theksuan rëndësinë e partneritetit të ngushtë dhe afatgjatë midis dy shteteve në tërësi, deh veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Mexhiti tha se ky takim është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë së re për të intensifikuar bashkëpunimin me Japoninë, dhe realizimin e përbashkët të iniciativave të qëndrueshme të mjedisit dhe zhvillimit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut. 

Ambasadorja japoneze shprehu gatishmërinë e Japonisë për të vazhduar mbështetjen ndaj projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës, përmirësimin e cilësisë së ajrit, menaxhimin e ujërave dhe ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti falënderoi Japoninë për mbështetje e deritanishme dhe për ekspertizën që ajo ka ofruar në implementimin e projekteve mjedisore në vend por edhe rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e çështjeve globale si ndryshimet klimatike dhe ruajtja e biodiversitetit, duke vlerësuar mundësitë që ofron ky partneritet.

Ambasadorja Setsuko dhe ministri Mexhiti shprehën angazhimin e të dyja palëve për të vazhduar me partneritetin në vazhdim, duke siguruar që bashkëpunimi i ngushtë të çojë në përmirësimin e kushteve të mjedisit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Galeria
Submitted by alfa4 on 07.04.2025 - 18:40