Episodi i ri i tejkalimit të pragut të alarmimit në Strumicë
26.01.2025
(26.01.2025) Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Strumicë (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 µg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).
Një pjesë e komunave dorëzuan raporte nga veprimet për ajër më të pastër
24.01.2025
(24.01.2025) Në përputhje me "Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025" dhe detyrimet, deri më 23.01.2025, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i janë dorëzuar raporte për veprimet e ndërmarra nga 13 komuna të vendit, dhe atë nga komunat: Prilep, Tetovë, Qendër, Ilinden, Veles, Shtip, Krushevë, Rankovcë, Gazi Babë, Shuto Orizari, Ohër, Shkup dhe Bogdancë.
Policia rrugore dhe njësia mobile e sigurisë rrugore kanë kryer 6984 kontrolle automjetesh për përmirësimin e cilësisë së ajrit
23.01.2025
Shkup, 23.01.2025 Në përputhje me “Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për Sezonin e Ngrohjes 2024 - 2025” dhe obligimet që rrjedhin nga i njejti, Policia Rrugore dhe Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor e Ministrisë së Brendshme kanë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit.
Lashkoska: Mbështesim projekte për mbrojtjen e fondit pyjor dhe biodiversitetit
23.01.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, pati një takim me Robert Skot Hislet, drejtorin e lartë rezident të Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) në Maqedoninë e Veriut, i shoqëruar nga Filip Çaparovski, drejtor programor, dhe Dimitar Nizamovski, koordinator programor.