Takim pune i rrjetit të drejtorëve të agjencive për mjedisin jetësor në Evropë

Lajme
Zëvendësministrja, së bashku me përfaqësues nga Qendra Informative Maqedonase e Mjedisit Jetësor, morën pjesë në takimin e 43-të të rrjetit të përfaqësuesve të lartë dhe drejtorëve të agjencive për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Evropë
Takim pune i rrjetit të drejtorëve të agjencive për mjedisin jetësor në Evropë
11.04.2025

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, së bashku me përfaqësues nga Qendra Informative Maqedonase e Mjedisit Jetësor, morën pjesë në takimin e 43-të të rrjetit të përfaqësuesve të lartë dhe drejtorëve të agjencive për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Evropë (rrjeti EPA), që këto ditë u mbajt në Parlamentin e Vjenës, Austri. Ky rrjet është formuar nga Agjencia Evropiane për Mjedisin – EEA.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e EEA-së shprehën kënaqësi për përparimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me vendet evropiane, duke theksuar suksesin në raportimin me të dhëna dhe informacione për gjendjen e mjedisit në vendin tonë. Ata gjithashtu vunë në dukje suksesin e aktiviteteve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe pjesëmarrjen e rregullt në programin e punës të EEA-së, si një agjenci e themeluar nga Komisioni Evropian.

Në kuadër të ngjarjes, zëvendësministrja Lashkoska realizoi disa takime me përfaqësues të Komisionit Evropian, drejtorë të agjencive për mjedisin jetësor nga vende të ndryshme evropiane, si dhe me ekspertë të shumtë që marrin pjesë në punën e rrjetit EPA dhe kontribuojnë në zbatimin efektiv të rregullativës evropiane për mjedisin.

Si pjesë e agjendës së punës, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane për Mjedisin, Lena Ila Mononen, prezantoi informacione për përparimin në zbatimin e politikave kyçe për mbrojtjen e mjedisit në Evropë, sfidat që vijnë nga zhvillimi i inteligjencës artificiale (AI), si dhe ndikimet e mundshme në mjedis ose mundësitë për përdorimin e këtyre mjeteve gjatë zgjidhjes së presioneve dhe sfidave mjedisore.

Submitted by alfa4 on 11.04.2025 - 15:44