Aktivitete të intensifikuara nga komunat për ajër më të pastër në javën e fundit të janarit
05.02.2025
Sipas detyrimeve nga Plani i Veprimit me masa afatshkurtra për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025, komunat Ohër, Manastir, Shtip, Tetovë, Prilep, Gazi Babë, Kisella Vodë, Strumicë dhe Krushevë dërguan Raport për aktivitetet e realizuara për periudhën nga 27 deri më 31 janar 2025.
Zvicra do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore
04.02.2025
Shkup, 03.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisës së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë "Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut".
Lashkoska në takim me drejtorin e IPPK Pelister
31.01.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, Igor Nikoski, realizuan një takim pune me drejtorin e IP Parku Kombëtar "Pelister", Ivanço Toshevski, në të cilin morën pjesë edhe disa punonjës nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga IPPK Pelister.
Kujdesi për ujin është përgjegjësi e secilit prej nesh, pasi jemi pjesë e hapësirës së përbashkët në të cilën jetojmë
30.01.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, mbajti një fjalim hyrës në ngjarjen përfundimtare, ku u prezantuan rezultatet dhe arritjet e projektit "Aktivizimi i të rinjve për lumenj të qëndrueshëm: Mbrojtja dhe ruajtja e biodiversitetit të lumit Treska".