Zvicra do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore

04.02.2025
Shkup, 03.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisës së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë "Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

Thirrje e hapur për aplikim

03.02.2025
Ju informojmë se mund të aplikoni në Akademinë e Mjedisit të BE-së 2025, që organizohet nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, në bashkëpunim me Institutin Evropian të Administratës Publike në Luksemburg.

Lashkoska në takim me drejtorin e IPPK Pelister

31.01.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, Igor Nikoski, realizuan një takim pune me drejtorin e IP Parku Kombëtar  "Pelister", Ivanço Toshevski, në të cilin morën pjesë edhe disa punonjës nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga IPPK Pelister.

Ndërpritet pragu i alarmimit në Manastir dhe Strumicë

28.01.2025
Sipas të dhënave të DAMSKV-së më 27.01.2025, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 µg/m3, dhe episodi dy ditë radhazi me tejkalim të pragut të alarmit për PM10 është ndërprerë në Manastir dhe Strumicë.

Kontrolle të forcuara nga inspektorët komunalë

27.01.2025
(27.01.2025) Sipas raporteve për aktivitetet e realizuara nga komunat për periudhën 20-24 janar, në 11 komunat që dorëzuan raporte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, janë kryer kontrolle të rregullta dhe të forcuara inspektuese.

Episodi i ri i tejkalimit të pragut të alarmimit në Strumicë

26.01.2025
(26.01.2025) Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi  i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit  dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Strumicë (është tejkaluar vlera kufitare prej 150  µg/m3  gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).