Zhvillimi i aftësive të gjelbra në institucionet publike

13.11.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, së bashku me një pjesë të ekipit profesional të Ministrisë kanë mbajtur një takim, Jana Repanshek, drejtoreshë e CEF-it, (Center for Excellence in Finance) Vehid Fetiq, koordinator i komponentës së koordinimit të politikave të CEF-it, si dhe si bashkëpunëtorët e tyre në Maqedoni.

Mexhiti në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku

11.11.2024
Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ka udhëtuar për në vizitë zyrtare pune në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku, ku nesër nis punimet Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ndryshe e quajtuar Konferenca e Palëve - COP29.

Mexhiti me apel deri te komunat: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave

08.11.2024
Shkup, 08.11.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe Drejtorin e Bankës Evropiane për Investime, Gabriel Bjorn, zhvilloi takim informativ me 58 kryetarë komunash, të cilët u informuan lidhur me kontratën financiare në vlerë prej 50 milionë eurosh, mjete këto të siguruara ndërmjet Bankës Evropiane për Investime, e që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

LASHKOSKA: Reduktimi i rreziqeve të fatkeqësive kërkon bashkëpunim të gjerë dhe gjithëpërfshirje

07.11.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ministrore me temë: “Rritja e aktiviteteve për zvogëlimin e rrezikut nga zhvillimi i rreziqeve në mjedis”, organizuar në kuadër të Platformës Evropiane për Reduktimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, që u mbajtë në Budva të Malit të Zi.