Shkup, 19.12.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurrthemelit të urës së re në fshtatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit.
Mexhiti tha se sot po fillonn realizimi i një projekti që ishte kërkesë e banorëve të Cvetovës është e kahmotshme, ndërsa tani me investim të Ministrisë së Mjedisit do të bëhet realitet.
‘Sot jemi këtu, në fshatin Cvetovë, komuna e Studeniçanit, me rastin e vënies së gurthemelit të urës së re që gjendet në hyrje të fshatit, e cila do t'u shërbejë rreth 1000 banorëve të këtij fshati, dhe që është kërkesë e kahmotshme e banorëve, duke pasur parashysh se ura ekzistuese është e dëmtuar dhe është një urë e improvizuar, e pasigurt për banorët’, deklaroi Mexhiti.
Komuna e Studeniçanit, shtoi Mexhiti ka aplikuar në Konkursin për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve mjedisore dhe në përputhje me vendimin për përzgjedhjen e programeve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e ka mbështetur realizimin e këtij projekti, ndërsa i njejti do të realizohet në disa faza.
Kryeatri i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku iu falënderua zëvendëskryeministrin Mexhiti për mbështetjen në këtë projekt dhe projektet tjera ku komuna ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje pozitive.
‘Sot është ditë gëzimi për mua dhe për banorët e Komunës së Studeniçanit. Ky ka qenë problem shumë i vjetër dhe tani po eleminohet një pengesë për lëvizjen e lirë, sepse ka pasur shumë raste ku nga shirat e rrëmbyeshëm rritja e nivelit të lumit ishte e madhe, dhe paraqiste pengesë’, tha Sadiku.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur projektet e komunave që kanë aplikuar për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të fillon realizimi i tyre, i përzgjedhur në bazë të principit sa është numri i banorëve aq mjete financiare.