(02.01.2025) Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Strumicë (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 µg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).
Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve të vlerave, margjinat e tolerancës për kufirin e vlerave, vlerat objektive dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017).
Në tabelë janë paraqitur koncentrimet mesatare ditore të PM10 në vendin e matjes dhe ditët kur ka ndodhur kalimi i pragut të alarmimit.
Strumicë |
|
31/12/2024 |
187.47 |
01/01/2025 |
151.02 |
*koncentrimet janë shprehur në µg/m3
SIPAS SITUATËS SË KRIJUAR PËR STRUMICËN JANË NË FUQI MASAT E MËPOSHTME:
- Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në instalacione me A-Leje Ekologjike të Integruar
- Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B_Leje Ekologjike të Integruar, si dhe Elaborate
- Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë akses publik të të dhënave nga matjet.
- Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara
- Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit
- Ndalohet djegia në natyrë
- Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardik ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën (me rekomandim nga mjeku i familjes).
- Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në natyrë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00
- Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe aktivitete kulturore në natyrë.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor