
Programi i BE-së “Life” (LIFE) ka për qëllim që lehtësoj kalimin drejt një ekonomie të qëndrueshme, rrethore, efikase energjetike, të bazuar në burimet e rinovueshme të energjisë, neutrale ndaj klimës dhe ekonomi rezistente ndaj klimës. Pritet që aktivitetet e mbështetura nga ky program të kontribuojnë në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe të zvogëlojnë cenueshmërinë ndaj efekteve të dëmshme të ndryshimeve klimatike, të rivendosin dhe përmirësojnë cilësinë e mjedisit, përfshirë ajrin, ujin dhe tokën, si dhe të ndikojnë pozitivisht dhe zvogëlojnë humbjen e diversitetit biologjik dhe degradimin e natyrës. Në këtë drejtim, ka pëe qëllim që të reduktojë dhe parandalojë degradimin e ekosistemeve, duke përfshirë mbështetjen e zbatimit dhe menaxhimit të rrjetit Natura 2000, rrjeti më i madh i zonave të mbrojtura në Evropë.

Informacion më të detajuar për të gjitha fushat mund të gjeni në faqen e internetit për Programin e Unionit “Jeta” (LIFE) LINK ose në rrjetin social facebook LINK
BE CINEA i ka shpallur edhe afatet për thirrjet e ndryshme për vitin 2024. Për më shumë informacion mbi të gjitha afatet, mund të klikoni në https://cinea.ec.europa.eu/…/life-calls-proposals-2024…
Për vendin tonë nga viti 2023 që të gjitha thirrjet për aplikime të EU LIFE janë të disponueshme.