Bashkëpunimi me Republikën Çeke do të thellohet

Lajme
Тakimi me ambasadorin e Republikës Çeke
Bashkëpunimi me Republikën Çeke do të thellohet
29.07.2024
U diskutua gjithashtu edhe për mundësitë për të rritur shkëmbimin kulturor dhe ekonomik, duke përfshirë projekte konkrete që mund të sjellin përfitime për të dy vendet.

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot është takuar me ambasadorin e Republikës Çeke SH.T. Jaroslav Ludva. Në takimin miqësor dhe të frytshëm u ndanë mendime për çështje me interes të përbashkët, si dhe për fusha dhe tema të reja që mund të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

 

1

 

U diskutua gjithashtu edhe për mundësitë për të rritur shkëmbimin kulturor dhe ekonomik, duke përfshirë projekte konkrete që mund të sjellin përfitime për të dy vendet. Ambasadori Ludva e uroi ministrin Mexhiti për funksionin e ri, duke shprehur mbështetjen e plotë për nismat e përbashkëta. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ardhmen.

 

2

 

U diskutua edhe për gjetjen e zgjidhjes për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, gjë e cila do t’i hapte rrugë fillimit eventual të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Submitted by alfa4 on 01.08.2024 - 14:28