Lajme
Zëvendësministrja Ane Lashkoska, ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Velesit Marko Kolev, në të cilin u diskutua për gjendjen me ndotjen e ujit të liqenit “Mladost”.
05.08.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Velesit Marko Kolev, në të cilin u diskutua për gjendjen me ndotjen e ujit të liqenit “Mladost”.
Në këtë takim u shqyrtuan analizat e cilësisë së ujit të liqenit, u diskutua për burimet e ndotjes, u morën para sysh kompetencat e komunës së Velesit dhe ndërmarrjes së ujësjellësit, si dhe masat e mundshme konkrete për mbrojtjen e rezervuarit të “Mladostit” dhe rrjedhave ujore përreth.
Zëvendësministrja Lashkoska, theksoi se MMJPHJ-ja do ta monitorojë situatën, ndërsa institucionet tjera kompetente duhet t’i përmbushin obligimet e tyre të përcaktuara me ligj.