Në përputhje me detyrimet ligjore dhe përcaktimet strategjike për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet vendosjes së një sistemi afatgjatë dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, MMJPH ka përgatitur draft - Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve (SKMM) për periudhën 2024-2036 dhe për të njëjtën po zbaton një procedurë për vlerësimin strategjik në mjedis.
SKMM 2024-2036 përfaqëson politikën kombëtare për menaxhimin e mbeturinave në Maqedoninë e Veriut dhe është pikënisja për përgatitjen dhe zbatimin e një sistemi të integruar dhe ekonomik të menaxhimit të mbeturinave në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe të BE-së dhe kërkesat e mbetjeve. SKMM përcakton udhëzimet për menaxhimin e duhur të mbetjeve të ngurta (MMN) për 12 vitet e ardhshme bazuar në parimet e qëndrueshmërisë dhe shërben si bazë për menaxhimin e të gjitha rrjedhave të mbetjeve.
Objektivi i përgjithshëm i SKMM 2024 - 2036 është të zhvillojë një sistem të qëndrueshëm dhe të integruar të menaxhimit të mbetjeve me qëllim të ruajtjes së burimeve, mbrojtjen e shëndetit të popullsisë dhe parandalimin dhe reduktimin e ndikimeve negative në mjedis, zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë dhe degradimin e tokës.
Draft Strategjia dhe Raporti i Vlerësimit Strategjik janë të disponueshëm në ueb faqen e MMPH, në rubrikën "Njoftimet" (www.moepp.gov.mk), si pjesë e inspektimit publik (19.09.2024 - 19.10.2024). Me qëllim të përfshirjes më të gjerë të publikut të interesuar dhe të prekur, janë organizuar 6 debate publike në vend (Tetovë, Shtip, Strumicë, Ohër, Manastir dhe Shkup).
Të gjitha palët e interesuara mund t'i paraqesin vërejtjet dhe komentet e tyre në MMJPH sipas udhëzimeve të dhëna në uebsajtin e treguar.