Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi zonjën Erin Elizabeth McKee, asistente drejtuese e USAID-it për Evropën dhe Euroazi

Lajme
Takim me Ndihmës Drejtorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi
Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi zonjën Erin Elizabeth McKee, asistente drejtuese e USAID-it për Evropën dhe Euroazi
12.09.2024

Uashington,11.09.2024  Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka takuar sot zonjë Erin Elizabeth McKee, zëvedës-drejtoreshë e USAID-it për Europë dhe Euroazi.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që vendi ynë ka me Agjencinë Amerikane USAID, e cila ka realizuar një numër të madh invenstimesh në Maqedoninë e Veriut.

Dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe me interes të përbashkët.

Në takimin me zonjën Erin Elizabeth McKee, zëvendës kryeministri i Parë, Izet Mexhiti ka shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vendin tonë,  duke theksuar rolin e stabilitetit politik në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investime. Janë shqyrtuar mundësitë për iniciativa të përbashkëta rreth sfidave mjedisore, përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Të dy palët njohën rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar çështjet mjedisore dhe për të mbështetur nismat e gjelbra.

Submitted by alfa4 on 12.09.2024 - 08:48