Në prag të Konferencës së 29-të të Palëve të Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, u prezantuan qëndrimet shtetërore
30.10.2024
Shkup, 30.10.2024 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, në prag të Konferencës së 29-të të Palëve për Ndryshimet Klimatike (COP29) që do të mbahet në fillim të nëntorit në Baku të Azerbajxhanit, sot mori pjesë në një eventin e organizuar nga UNDP për prezantimin e qëndrimeve të vendit tonë që do të prezantohen në këtë samit të klimës.
Lashkoska: Sistemi i Ujësjellësit në Dellçevë ka përfunduar, ofrojmë ujë të pijshëm për çdo individ
28.10.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, së bashku me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Shkup, Veronik Ullman dhe kryetarin e Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, sot morën pjesë në ceremoninë me rastin e komisionimit zyrtar të impianti i trajtimit të ujit të pijshëm në f.Trabotivisht, komuna e Dellçevës, me të cilin zyrtarisht përfundon projekti “Përmirësimi i ujësjellësit në Dellçevë”.
Njoftim
28.10.2024
Ju njoftojmë se nesër, e martë, 29 tetor 2024, me fillim nga ora 13:00 në Arenën Boris Trajkovski në Shkup, zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në hapjen solemne të Panairit Energo-Tehnoma 2024.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qeveria siguruan 24.435.000 denarë shtesë për pastrimin e deponisë në OHIS
24.10.2024
Shkup, 23.10.2024 Në seancën e djeshme të 27-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që mjetet e dedikuara për pastrimin e lokacionit të kontaminuar në hapësirat e ish-fabrikës OHIS të transferohen në llogarinë e Fondit Multipartner për ambient jetësor, në vlerë prej 24.453.000 denarë.
Ministria e mjedisit do të inspekton punën e N.P. Drislla
21.10.2024
Shkup, 21.10.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim përfaqësues të Shoqatave "Rinia e Batincës" dhe ‘Vukat’ të cilët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre rreth keqmenaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve medicinale nga ana e Ndërmarrjes Publike ‘Drislla’ që menaxhohet nga Qyteti i Shkupit.