Prezantohen prioritetet strategjike kombëtare në fushën e ndotjes industriale, parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes

Lajme
Në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Çështjeve Evropiane u mbajt mbledhja plenare e Grupit Punues Sektorial për Mjedisin me qëllim prezantimin e prioriteteve strategjike kombëtare në fushën e ndotjes
Prezantohen prioritetet strategjike kombëtare në fushën e ndotjes industriale, parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes
18.11.2024

15.11.2024 Në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Çështjeve Evropiane u mbajt mbledhja plenare e Grupit Punues Sektorial për Mjedisin me qëllim prezantimin e prioriteteve strategjike kombëtare në fushën e ndotjes industriale, parandalimit të integruar dhe kontrollin e ndotjes dhe planet e ardhshme.

Takimin e hapën drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Igor Nikoski dhe shefi për bashkëpunim i Delegacionit të BE-së, Stefen Hudolin.

Në kët takim u prezantua dhe u diskutua statusi i zbatimit, sfidat dhe planet e ardhshme në fushën e ndotjes industriale për koordinimin sa më të mirë të mbështetjes dhe donatorëve në lidhje me realizimin e aktiviteteve kombëtare në sektorin e paraqitur në periudhën e ardhshme, si dhe krijimin e zgjidhjeve më të forta dhe më efikase për kontrollin e ndotjes industriale dhe respektimin e standardeve të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.

Grupet e punës sektoriale mbajnë takime të rregullta dy herë në vit në zona të veçanta, për vazhdimin e qasjes sektoriale në punë. Takimet e grupit sektorial të punës për mjedisin dhe ndryshimet klimatike synojnë të sigurojnë një dialog për zbatimin e politikave, prioriteteve strategjike, programeve kombëtare, me synim sigurimin e planifikimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të prioriteteve kombëtare dhe mbështetjen financiare të BE, si dhe pjesëmarrjen e institucioneve, donatorëve të tjerë dhe organizatave joqeveritare.

Galeria
Submitted by alfa4 on 18.11.2024 - 14:11