Vazhdon bashkëpunimi me Zvicrën për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve

Lajme
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, sot realizoi takim me Marisa Ruoz, menaxhere programore në Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO)
Vazhdon bashkëpunimi me Zvicrën për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve
30.10.2024

Shkup, 30.10.2024, Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, sot realizoi takim me Marisa Ruoz, menaxhere programore në Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO), Karmen Tonisen, këshilltare rajonale e ujërave dhe mjedisit dhe Stanisllava Dodeva, këshilltare e programit kombëtar në Ambasadën e Zvicrës në Shkup.

Në një atmosferë të këndshme ata diskutuan për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm dhe projektet të cilat Ministria dhe SECO po i realizojnë në partneritet, por edhe për projektet infrastrukturore që do t'i fillonin së bashku në vitin 2025, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit.

Submitted by alfa4 on 30.10.2024 - 17:11