Mexhiti: Rusino do të bëhet deponi moderne sanitare për gjithë Pollogun
20.12.2024
Gostivar, 20.12.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot vizitoi ndërmarrjen “Rusino-Pollog” në Gostivar, ku realizoi takim me drejtorin e kësaj ndërmarrje Sazan Horvati, ndërsa pas takimit, vizituan deponinë e Rusinos, që shërben 9 komuna të Pollogut, me 184 vendbanime dhe 322 mijë banorë.
Njoftim
19.12.2024
Ju njoftojmë se nesër (20.12. 2024), е premte, me fillim nga ora 11:00, zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të vizitojë ndërmarrjen Rusino në Gostivar, ku do të takohet me menaxhmentin e ndërmarrjes dhe së bashku do të vizitojnë deponinë e Rusinës.
Mexhiti: po zgjidhim probleme jetike të qytetarëve
19.12.2024
Shkup, 19.12.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurrthemelit të urës së re në fshtatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit.
Mexhiti: çdo ditë kontribojmë për ajër më të pastër
17.12.2024
Shkup, 17 dhjetor 2024 Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit, pjesë e aksionit për gjelbërimin urban të Shkupit, me donacion nga Bashkimi Europien përmes projektit ‘BE për ajër të pastër’.
Njoftim
17.12.2024
Të nderuara media, ju informojmë që Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nesër (18.12.2024) me fillim në ora 11:30 në sallën Arkadia, hotel Limak në Shkup, do të marrë pjesë në një konferencë rreth iniciativës: "Një milion fidanë në pesë vjet".
Seksioni i aktiviteteve të zbatuara të projektit "Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut" në 2024
17.12.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, mori pjesë në takimin final të Bordit Menaxhues të projektit shumëvjeçar "Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut", i cili shqyrtoi aktivitetet e realizuara gjatë vitit të kaluar dhe shënoi përfundimin e Projektit.
Njoftim
16.12.2024
Lidhur me problemin me deponimin e mbeturinave komunale dhe menaxhimin e deponisë komunale në Komunën e Koçanit, si palë e përfshirë në procesin e krijimit të sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin lindor dhe verilindor, informojmë se me 17.12.2024 (e martë) me fillim nga ora 17:00, në ambientet e Qendrës Multikulturore në Komunën e Koçanit, mbahet takim i përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues nga Komuna e Koçanit, Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Çështje Sociale - Koçan dhe qytetarët.