Projekti për rregullimin e shtratit të lumit Suharekë
28.12.2024
Lidhur me realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit të Suharekës në zonën e komunës së Sarajit” i cili kalon nëpër disa zona të banuara të komunës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se për momentin Pritet pëlqimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzuar Informata për ndryshimin e dinamikës dhe vlerës së projektit shumëvjeçar të prokurimit publik për financim.
MEXHITI: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI-ja
25.12.2024
Shkupi, 25.12.2024 Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot e nënshkruajti Marrëveshjen e Parë të Furnizimit Publik me ofertuesin e përzgjedhur më të favorshëm për furnizimin e instrumenteve matëse për leximin në distancë me instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të leximit, në komunën e Kavadarit.
Bozhinovska dhe Mexhiti në partneritet për ajër të pastër dhe energji të rinovueshme për Shkupin - automjete elektrike dhe "car-sharing" si zgjidhje për ndotjen
23.12.2024
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministria e Mjedisit Jetsor dhe Planifikimit Hapësinor kanë publikuar sot një hap përpara drejt një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër me mbështetjen dhe nënshkrimin e një letre me qëllime me kompaninë e njohur "Avant Car", e cila po e zbaton projektin e parë 100% car-sharing elektrik në Shkup.
Ftesë për media
23.12.2024
Të nderuar, Ju ftojmë në ngjarjen që do të mbahet sot.hënë, 23 dhjetor 2024, në ora 11:15, në sallën e solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ngjarja është me rastin e aktivitetit të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Mexhiti: Rusino do të bëhet deponi moderne sanitare për gjithë Pollogun
20.12.2024
Gostivar, 20.12.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot vizitoi ndërmarrjen “Rusino-Pollog” në Gostivar, ku realizoi takim me drejtorin e kësaj ndërmarrje Sazan Horvati, ndërsa pas takimit, vizituan deponinë e Rusinos, që shërben 9 komuna të Pollogut, me 184 vendbanime dhe 322 mijë banorë.
Njoftim
19.12.2024
Ju njoftojmë se nesër (20.12. 2024), е premte, me fillim nga ora 11:00, zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të vizitojë ndërmarrjen Rusino në Gostivar, ku do të takohet me menaxhmentin e ndërmarrjes dhe së bashku do të vizitojnë deponinë e Rusinës.
Mexhiti: po zgjidhim probleme jetike të qytetarëve
19.12.2024
Shkup, 19.12.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurrthemelit të urës së re në fshtatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit.
Mexhiti: çdo ditë kontribojmë për ajër më të pastër
17.12.2024
Shkup, 17 dhjetor 2024 Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit, pjesë e aksionit për gjelbërimin urban të Shkupit, me donacion nga Bashkimi Europien përmes projektit ‘BE për ajër të pastër’.