Projekti për rregullimin e shtratit të lumit Suharekë

28.12.2024
Lidhur me realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit të Suharekës në zonën e komunës së Sarajit” i cili kalon nëpër disa zona të banuara të komunës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se për momentin Pritet pëlqimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzuar Informata për ndryshimin e dinamikës dhe vlerës së projektit shumëvjeçar të prokurimit publik për financim.

MEXHITI: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI-ja

25.12.2024
Shkupi, 25.12.2024  Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot e nënshkruajti Marrëveshjen e Parë të Furnizimit Publik me ofertuesin e përzgjedhur më të favorshëm për furnizimin e instrumenteve matëse për leximin në distancë me instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të leximit, në komunën e Kavadarit.

Njoftim

25.12.2024
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka miratuar UDHËZIMIN për veprim të komunave, komunave në qytetin e Shkupit dhe qytetin e Shkupit për automjetet e braktisura ose të mbeturinave

Bozhinovska dhe Mexhiti në partneritet për ajër të pastër dhe energji të rinovueshme për Shkupin - automjete elektrike dhe "car-sharing" si zgjidhje për ndotjen

23.12.2024
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministria e Mjedisit Jetsor dhe Planifikimit Hapësinor kanë publikuar sot një hap përpara drejt një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër me mbështetjen dhe nënshkrimin e një letre me qëllime me kompaninë e njohur "Avant Car", e cila po e zbaton projektin e parë 100% car-sharing elektrik në Shkup.

Ftesë për media

23.12.2024
Të nderuar, Ju ftojmë në ngjarjen që do të mbahet sot.hënë, 23 dhjetor 2024, në ora 11:15, në sallën e solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ngjarja është me rastin e aktivitetit të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Mexhiti: Rusino do të bëhet deponi moderne sanitare për gjithë Pollogun

20.12.2024
Gostivar, 20.12.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot vizitoi ndërmarrjen “Rusino-Pollog” në Gostivar, ku realizoi takim me drejtorin e kësaj ndërmarrje Sazan Horvati, ndërsa pas takimit, vizituan deponinë e Rusinos, që shërben 9 komuna të Pollogut, me 184 vendbanime dhe 322 mijë banorë.

Njoftim

19.12.2024
Ju njoftojmë se nesër (20.12. 2024), е premte, me fillim nga ora 11:00, zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të vizitojë ndërmarrjen Rusino në Gostivar, ku do të takohet me menaxhmentin e ndërmarrjes dhe së bashku do të vizitojnë deponinë e Rusinës.

Mexhiti: po zgjidhim probleme jetike të qytetarëve

19.12.2024
Shkup, 19.12.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurrthemelit të urës së re në fshtatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit.