Lashkoska: Pasuritë natyrore meritojnë kujdes dhe respekt

07.03.2025
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, realizoi takim me përfaqësuesit e Man and Mauntain, të cilët me vite kanë qenë organizatorët kryesorë të fushatës më masive pranverore për pastrimin e mbeturinave në mbarë vendin, “Pastrimi në fundjavë” dhe fushatës së vjeshtës për pyllëzim “Sonçeva Gora”.

Thirrje publike

04.03.2025
Në bazë të nenit 4 të Ligjit për Huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Investime sipas marrëveshjes financiare për projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor miratoi Thirrje publike për shprehje interesi për shërbime konsulence për Projektin "Projekti Rajonal i Mbeturinave të Ngurta"

EJUPI: Projekti lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Agjendës së Reformës në vend

27.02.2025
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, mbajti fjalim në hapjen e punëtorisë fillestare të projektit të ri në fushën e ndryshimeve klimatike: "Zhvillimi i raportit të parë dyvjeçar të transparencës dhe raporti i kombinuar i dytë dyvjeçar i transparencës dhe komunikimi i pestë kombëtar për ndryshimet klimatike të Maqedonisë së Veriut

Mexhiti: gazifikimi do të zbusë ndotjen me 50 deri 70 për qind

26.02.2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile: Qendra për ndryshime klimatike, Mili-eu-kontakt Maqedoni, Eko-ndërgjegjësimi, Shoqata ekologjike e Maqedonisë dhe Shoqata e juristëve të rinj, që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Thirrje publike

25.02.2025
Thirrje publike për shprehje interesi për shërbime konsulence për Projektin “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”

Njoftim

25.02.2025
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut kategorikisht i hedh poshtë dhe i mohon spekulimet dhe pretendimet e rrejshme të bëra nga partitë politike LSDM dhe BDI në ditët e fundit.

Njoftim

25.02.2025
Njoftohet publiku i interesuar se Drejtoria e MMJPH, në përputhje me Vendimin e miratuar për Zbatimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, ka iniciuar një draft-procedurë të Strategjisë për Menaxhimin e Mjedisit për draftin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Llumit (2024-2034) dhe përgatiti një draft Raport të Vlerësimit Strategjik Mjedisor