Lashkoska: Pasuritë natyrore meritojnë kujdes dhe respekt

Lajme
Takim me përfaqësuesit e Man and Mauntain, të cilët me vite kanë qenë organizatorët kryesorë të fushatës më masive pranverore për pastrimin e mbeturinave në mbarë vendin, “Pastrimi në fundjavë” dhe fushatës së vjeshtës për pyllëzim “Sonçeva Gora”
Pasuritë natyrore meritojnë kujdes dhe respekt
07.03.2025

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, realizoi takim me përfaqësuesit e Man and Mauntain, të cilët me vite kanë qenë organizatorët kryesorë të fushatës më masive pranverore për pastrimin e mbeturinave në mbarë vendin, “Pastrimi në fundjavë” dhe fushatës së vjeshtës për pyllëzim “Sonçeva Gora”.

Në këtë takim u diskutua për iniciativat e reja në aktivitetet tradicionale, me theks në parqet kombëtare dhe motivimi i vizitorëve për grumbullimin e mbeturinave në këto zona të mbrojtura.

Peizazhet tona të pasura dhe të bukura natyrore meritojnë kujdes dhe respekt më të madh. Dhe siç thotë shprehja e famshme, "Natyra gjithmonë kthen"!

Submitted by alfa4 on 07.03.2025 - 15:12