
Pragë, 11.03.2025. Zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot po merr pjesë në seancën e 3-të të Komitetit të Përbashkët Çeko-Maqedonas për Bashkëpunim Ekonomik, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, zëvendësministrja Lashkoska, realizoi një takim bilateral me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit të Çekisë, Frantishek Talir. Në këtë takim, të dyja palët rikonfirmuan bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve në fushën e mjedisit dhe hapën mundësi të reja për thellimin e tij, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave, inventarizimit të kimikateve të rrezikshme, cilësisë së ajrit dhe mbrojtjes së natyrës.
Sesioni i tretë i Komitetit të Përbashkët Çeko-Maqedonas për Bashkëpunim Ekonomik përfundoi me nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim ndërmjet ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në emër të Qeverisë së RMV-së dhe zëvendësministrit të Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Jan Kavalirek.