Sektori i natyres

Sektor
Ruajtjen e natyrës përmes mbrojtjes së shumëllojshmërisë biologjike dhe larmisë së peizazhit dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore në zonat e mbrojtura si dhe jashtë zonave të mbrojtura
Сектор за природа

Sektori për natyrë në kuadër të Administrimit mjedisornë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), zbaton ruajtjen e natyrës përmes mbrojtjes së shumëllojshmërisë biologjike dhe larmisë së peizazhit dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore në zonat e mbrojtura si dhe jashtë zonave të mbrojtura, si dhe mbrojtjen e veçorive të rralla natyrore.

Shumëllojshmëria e reljefit, klimës, karakteristikave ekologjike, hidrologjike dhe pedologjike kontribuojnë që Republika e Maqedonisë së Veriut të zotërojë gjeodiversitet dhe biodiversitet domethënës.

Karakteristikat kryesore të shumëllojshmërisë biologjike në vendin tonë janë pasuria, heterogjeniteti i specieve dhe ekosistemeve si dhe shkalla e lartë e relikteve dhe endemizmave. Përkundër faktit se larmia e florës dhe faunës nuk është hulumtuar plotësisht, ajo është, sipas informacionit në dispozicion, një pasuri e jashtëzakonshme – mbi 23,019 taksone nga të cilat 2.095 specie algash, 2,000 lloje kërpudhash, 450 lloje likenesh, 3,200 bimë vaskulare dhe 500 lloje myshqesh, 13.379 kafshë jovertebrore dhe 555 lloje të kafshëve vertebrorë.

Zonat e mbrojtura, veçanërisht parqet kombëtare, paraqesin pjesën më përfaqësuese të trashëgimisë natyrore kombëtare.

Qysh në vitin 1948, për shkak të bukurive së veçanta natyrore, domethënies historike dhe shkencore të pyjeve dhe zonave pyjore, një pjesë e malit Pelister u shpall park kombëtar, i cili njëkohësisht përfaqëson të mirën e parë natyrore të mbrojtur në Maqedoni dhe në hapësirat ish-RSFJ-së.

Është e rëndësishme të theksohet shpallja e zonave pyjore rreth të Liqenit të Mavrovës për Park Kombëtar (1949) dhe shpalljes së Malit Galiçicë si Park Kombëtar (1958).

Për të dhënë priotitetit në veprimet e mbrojtjes së natyrës, përfshirë menaxhimin e Zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut në vitin 2018 miratoi Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me një Plan Aksionali (2017-2027) dhe Strategjia Kombëtare për shumëllojshmërinë biologjike me Plan Aksional (2018-2023).

Me miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës në vitin 2005, filluan përpjekjet intensive për përputhshmërinë e legjislacionin kombëtar me atë të BE-së në fushën e mbrojtjes së natyrës. Sipas këtij ligji, ka filluar vlerësimi dhe rivlerësimi i vlerave natyrore të zonave të mbrojtura dhe qasjeve të reja në menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Sipas nenit 65 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës, është krijuar sistemi i zonave të mbrojtura me qëllim të ruajtjes së shumëllojshmërisë biologjike brenda vendbanimeve natyrore, proceseve që ndodhin në natyrë, si dhe karakteristikave abiotike dhe shumëllojshmërisë së peizazhit.

Me shpalljen e zonës së mbrojtur ajo fiton statusin e trashëgimisë natyrore.

Me nenin 66 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës miratohen gjashtë (6) kategori të zonave të mbrojtura, të harmonizuara me kategorizimin e Unionit Ndërkombëtar për mbrojtje të natyrës- (IUCN):

  1.  Kategoria I – (Ia) Rezervat natyrorë striktë (RNS), (Ib) Zona e Egër (ZE),
  2.  Kategoria II – Parku Kombëtar (PK),
  3.  Kategoria III – Monument i Natyrës (MN),
  4.  Kategoria IV – Parku i Natyrës (PN),
  5.  Kategoria V – Peisazhi i Mbrojtur (PN) dhe
  6.  Kategoria VI – Zona me shumë qëllime (ZSHQ).

Sistemi i zonave të mbrojtura përfshin 86 zona që mbulojnë një sipërfaqe prej 230083 ha ose rreth 8.9% të territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Parqet kombëtare zënë rreth 4.5% të territorit të vendit, të ndjekur nga monumentet e natyrës me 3.0%, ndërsa të gjitha kategoritë e tjera të zonave të mbrojtura zënë rreth 1.4% të territorit të vendit.

Работно време
Пон-Пет: 07:30-15:30

СП - Одделение за биодиверзитет и ГМО -SQ

1
2
Departamenti
Биодиверзитет и ГМО
Воспоставува меѓуресорска и меѓусекторска соработка во постапка на изготвување, донесување и спроведување на прописи за биодиверзитет и генетски модифицирани организми

СП - Натура 2000 -SQ

1
2
Departamenti
Натура 2000
Развивање на политики за заштита, зачувување и унапредување на природата, координирање и спроведување на политиките преку програми за работа согласно националната легислатива за заштита на природата