Shkup, 16.10.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti diskutoi sot me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Investime (IEB) në Shkup, Björn Gabriel, për bashkëpunimin aktual dhe përmirës
16.10.2024
Shkup, 16.10.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti diskutoi sot me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Investime (IEB) në Shkup, Björn Gabriel, për bashkëpunimin aktual dhe përmirësimin e koordinimit, me fokus të veçantë, për infrastrukturën dhe projektet nga sfera e transportit, energjisë dhe mjedisit, fusha të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për arritjen e standardeve evropiane dhe progresin në reforma.
Mexhiti dhe Gabriel diskutuan për rëndësinë e projekteve aktuale të financuara nga BEI, siç është Impianti për trajtimin e ujit në Shkup, si dhe për shkallën e realizimit të Projektit për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut.
Mexhiti dhe Gabriel theksuan se bashkëpunimi ndërmjet BEI-së dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë edhe më mirë i koordinuar në të ardhmen dhe do të jetë me përfitim konkret për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.
Mexhiti konfirmoi se BEI është partneri ynë tradicional dhe mbështetës i projekteve që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit dhe që kontribuojnë në përparimin e procesit të integrimit evropian.