Shkup, 19.09.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot realizoi një takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shkup, Gregor Presker.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, që zhvillohet në bazë Marrëveshjes për bashkëpunim zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, nga ku është formuar Komisioni i përbashkët për bashkëpunim dypalësh ndërmjet dy qeverive.
Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti theksoi se Sllovenia është një shembull në fushën e mbrojtjes së natyrës, investimeve në ekonominë e gjelbër dhe zhvillimin e gjelbër në përgjithësi.
Ambasadori Presker konfirmoi gatishmërinë e Sllovenisë për të mbështetur shtetin tonë në rrugën drejt integrimit në BE dhe në zbatimin e aktiviteteve që do të përshpejtojnë zhvillimin e gjelbër të vendit.